Ish-ministri Ylli Manjani ka bërë një koment ironik, lidhur me vendimin e Ramës për t’i zevendësuar burrat e shkarkuar në Shkodër me drejtoresha gra.
Manjani thotë se kjo është taktikë e ripërsëritur nga kryeministri Edi Rama, ndërsa shton se gratë i përdor për të justifikuar paburrëritë që ju bën shokëve.
POSTIMI I MANJANIT
Gjithmonë ka hyrë nga radha e grave ky njeri.
Që në vitin 1999, kur zëvendësoi forcërisht Arta Daden në Ministrinë e Kulturës e deri më sot aty rri, te radha e grave.
Te radha e burrave nuk kishte asnjë shanc, në të vërtetë.
Hyri nga gratë dhe i zuri edhe burrat gafil.
Kjo spjegon edhe nevojën për të ndenjur me të fortë. Ata e trimërojnë…
Ndërkohë gratë thjesht i përdor për të justifikuar paburrnirat që ju bën shokëve politikë…
Dhe si grua e keqe, merr nëpër gojë gjithë dynjanë nëpër media e rrjete sociale.
Ky/kjo Kryeministër qeveris sot.












