• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Si ndodhi atentati ndaj ish-policit Santiago Malko, rindërtohet skema

droni by droni
29 August, 2019
in Kronika
0
FOTO/Pjesë e “Shqiponjës”, kush është policja që qëndronte krah Santiagos
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në këtë vend, ish-policit 26-vjeçar Santiago Malko që udhëtonte me makinën e tij BMW, i preu rrugën një furgon i bardhë. 2 persona kanë hapur zjarr ndaj tij duke bërë që Malko të humbë drejtimin e makinës dhe të dalë nga rruga vetëm 500 metra më tutje. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 9 gëzhoja”.

Por nuk janë qëlluar 9 plumba. Gëzhoja të tjera kallashnikovi besohet se kanë mbetur në furgonin e atentatorëve, i cili dyshohet të jetë i vjedhur.

Ata kanë ndjekur lëvizjet e objektivit, që udhëtonte i vetëm me një fuoristradë BMË X5 dhe e kanë qëlluar në momentin kur ai ka dalë nga ky lavazh, në rrugë “Xhanfize Keko”, në orën 22 e 20 minuta.

Bazuar në të dhënat e policisë, eshte ndertuar me mënyrë grafike dinamika e ngjarjes.

Sapo del nga lavazhi, makina e Santiago Malkos është ndeshur me furgonin e atentatorëve. Ata i kanë prerë rrugën dhe e kanë qëlluar me breshëri nga pjesa e përparme dhe nga ana e pasagjerit.

Makina e 26-vjeçarit del nga rruga dhe përplaset me murin rrethues të një kapanoni, ngjitur me kompaninë e prodhimit të pasaportave, Aleat.

Ndërsa autorët më pas largohen për në periferi të Tiranës, në drejtim të fshatit Ferraj, duke kaluar nga rruga “Kahreman Ylli”, e më pas në zonën e quajtur “Rruga Ura”. Ata e kanë djegur makinën larg banesave të fshatit, afro 6 kilometra, apo rreth 20 minuta larg vendit të krimit.

“Pikërisht në këtë vend, mes kodrave të fshatit Ferraj është gjetur makina e djegur e autorëve të vrasjes së Santiago Malkos. Ky vend duket se është përdorur edhe herë të tjera për të djegur makina pasi bloza dhe tymi janë kudo në këtë zonë. Makina është dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ndërsa në të është gjetur edhe arma e krimit, një automatik kallashnikov”.

Në vendngjarje kanë mbetur ende mjetet e përdorura për të djegur makinën, si doreza apo bidona plastikë, të cilët kanë qenë të mbushur me benzinë.

Rruga për të shkuar në këtë vend është mjaft e vështirë, pasi pjesa më e madhe e saj është e paasfaltuar dhe në kushte mjaft të këqija.

Policia e zbuloi makinën pak kohë pas atentatit, por deri tani thuhet se nuk ka mundur të gjejë prova të vlefshme, pasi flakët kanë shkrumbuar çdo gjë. Në këtë vend kanë humbur gjurmët edhe autorët, të cilët dyshohet se janë rikthyer në qytet me një mjet tjetër./TvKlan

Tags: policiaSantiago malkoskemavrasja
Previous Post

FOTO/Noizy i jep fundit sherrit të radhës, pajtohet me këngëtaren me të dëgjuar të momentit

Next Post

Ambasada Amerikane njoftim të rëndësishëm, kujdes me vizat!

droni

droni

Next Post
SHBA: Zgjedhjet në Shqipëri, blerje votash, presione mbi votuesit

Ambasada Amerikane njoftim të rëndësishëm, kujdes me vizat!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.