Janë zbuluar detaje të reja në lidhje me arratisjen e dy shqiptarëve nga burgu i Tirinthas në Greqi. Mësohet se dy shqiptarët janë njëri 48 vjeç, i dënuar me 11.5 vite burg për grabitje. Kurse tjetri është 27 vjeç. Identitetet e tyre nuk bëhen me dije.
Ata u arratisën mesditën e djeshme, ndërsa mediet fqinje raportojnë se arratisja është konstatuar nga rojet e burgut, në momentin e numërimit të të burgosurve, gjatë orarit të drekës.
Bashkë me shqiptarët u arratisën dhe dy të tjerë, një maroken dhe një algjerian.












