Katër emra janë propozuar për zëvendësimin e Valdrin Pjetrit si drejtues për qarkun e Shkodrës.
Në takimin që Rama po zhvillon me drejtuesit rajonal të Shkodrës janë propozuar Senida Mesi, Megi Ajtyresa, Astrit Beci dhe Zef Çuni.
Pas dorëheqjes së Pjetrit, mbetën vakante posti i kryetarit të Bashkisë dhe Drejtuesi Rajonal i Shkodrës.
Valdrin Pjetri u tërhoq nga marrja e detyrës së kryebashkiakut pas publikimit të dokumenteve kur rezultonte se kishte qenë vitë më parë i dënuar në Itali për shpërndarje narkotikësh. Këtë fakt, Pjetri nuk e kishte paraqitur në formularin e vetëdeklarimit, çka solli vendimin e largimit.











