Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim të fundit me ambasadorin austriak në vendin tonë, Johann Sattler, teksa ky i fundit ka përfunduar tashmë mandatin e tij. Në takimin përshëndetës, Kreu i Shtetit ka falënderuar kryedipomatin austriak për angazhimin e tij të palodhur në forcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve.
Gjithashtu, Meta shprehet në mesazhin e tij në “facebook” se e ka falëderuar ambasadorin Sattler edhe për promovimin që iu bëri maleve të Shqipërisë.











