• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PD nxjerr dokumente të reja: Agim Kajmaku mori 2.6 mln € nga Rama

droni by droni
28 August, 2019
in Kryesore, Politika
0
ZGJEDHJET NË DIBËR/ PD: Edi Rama dhe bandat e tij të ndalin lojën me zjarrin
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike ka vijuar sulmet ndaj kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku. PD ka publikuar sot faktet pse kryeministri Edi Rama nuk e shkarkon Kajmakun, pas publikimit të dokumenteve që vërtetonin se ka qenë i arrestuar në Greqi për falsifikimin parash.

Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi, tha se Agim Kajmaku ka marrë nga pushteti i Ramës 2.6 milionë euro, dhe se është pikërisht paraja që e mban të lidhur me Ramën dhe e mbron nga drejtësia.

“PD ka publikuar fakte të pakontestueshme se Kajmaku është arrestuar në Greqi në janar 2013, duke tentuar të bëjë biznes me para të falsifikuara. PD ka treguar vendimin e Prokurorisë dhe Gjykatës së Janinës, që konfirmojnë se Kajmaku është në kërkim në shtetin grek. Pavarësisht fakteve, ai akoma nuk ka dhënë dorëheqjen dhe Rama akoma nuk e ka shkarkuar, duke i siguruar mbrojtje.

PD po sjell sot të tjera dokumente, pse e mbron Rama kriminelin. Rama dhe Jorgo Toto ndajnë bashkë miliona euro para publike. Paratë janë mburoja e mbrojtjes së Kajmakut nga drejtësia. Ai ka marrë rreth 2.6 milionë euro nga pushteti i Ramës”, tha Vokshi.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI
2 ditët e fundit, Partia Demokratike ka publikuar fakte të pakontestueshme se Agim Kajmaku, kandidati i Edi Ramës për Bashkinë e Vorës, është arrestuar në Greqi në Janar 2003, duke tentuar të bëjë biznes fidanësh me para të fallsifikuara.

Partia Demokratike ka treguar vendimin e Prokurorisë dhe Gjykatës së Janinës, që konfirmojnë se Agim Kajmaku me emrin Jorgo Toto është në kërkim në shtetin grek. Me dokumenta të pakontestueshme, të nxjerrë nga sistemi TIMS, Partia Demokratike ka provuar përtej çdo dyshimi, se Jorgo Toto, i arrestuar në Greqi, është Agim Kajmaku, i emëruar në Bashki nga Edi Rama.

Pavarësisht këtyre fakteve që, siç shprehej Zëri i Amerikës, “rrëzojnë çdo alibi të Agim Kajmakut”, ai akoma nuk ka dhënë dorëheqjen dhe Edi Rama akoma nuk e ka shkarkuar, të përzgjedhurin e tij, duke i siguruar mbrojtje nga drejtësia greke dhe ajo shqiptare.

Pse hesht Edi Rama?
Partia Demokratike po sjell sot të tjera dokumenta, që i japin përgjigje pyetjes legjitime të çdo shqiptari: Pse Edi Rama ka vendosur të mbrojë një kriminel tjetër në bashki?

Përgjigja është e thjeshtë. Ne e zbuluam atë sipas parimit “ndiq paratë”. Edi Rama dhe Jorgo Toto i Bashkisë së Vorës ndajnë bashkë miliona euro. Paratë janë mburoja e Jorgo Kajmakut nga drejtësia greke dhe drejtësia shqiptare.

Krimineli në kërkim në Greqi, me kompaninë e fidanëve “Kajmaku shpk” ka marrë nga pushteti i Edi Ramës rreth 2.6 milionë euro para publike, të marrë me tendera duke qenë, në pjesën më të madhe të tyre, i vetëm në garë.

Agim Kajmaku i Vorës, i arrestuar dhe akoma në kërkim në Greqi është klient pothuajse ekskluziv i Bashkisë së Tiranës dhe i Bashkisë së Durrësit. Erion Veliaj i ka dhënë Jorgo Totos që bënte biznes me para të fallsifikuara rreth 440 mijë euro, ndërsa Vangjush Dako i ka dhënë rreth 580 mijë euro.
Vetëm në 2 muaj, Maj – Qershor, para votimeve moniste të datës 30, Edi Rama e ka paguar kriminelin e tij të Vorës me rreth 230 mijë euro nga fondet e buxhetit të shtetit.

2.6 milionë eurot që krimineli i Ramës ka marrë nga fondet publike, sikur ky të ishte kopshtari i Luigjit të 14-të, kanë një arsye. Dhe, kur flitet për Edi Ramën, arsyet janë gjithmonë ose paratë, ose pushteti, ose luksi.
Në rastin e milionave që ka fituar Agim Kajmaku, kjo ka lidhje me të treja këto dhe të çon në një skandal tjetër të abuzimit me taksat e shqiptarëve.

Krimineli i Ramës është paguar me rreth 400 mijë euro për të gjelbëruar rrethrrotullimin e Shkozës dhe rrugën e Surrelit, që të çon në sarajet e Edi Ramës. Kushdo që kalon në këtë rrugë, mund të shohë vetë më sy se aty nuk janë hedhur as 14 mijë euro gjelbërim, jo më 400 mijë. Sipas denoncimeve të medias, Jorgo Toto është shpërblyer me këtë tender për punën private që ka bërë në vilën e Surrelit të Edi Ramës për ta mbjellë me ullinj dhe pemë të tjera.

Të gjitha këto fakte të çojnë tek përgjigja pse Edi Rama ka emëruar një kriminel në këkrim në Bashkinë e Vorës. Ata vjedhin bashkë dhei ndajnë bashkë lekët e shqiptarëve.
Zgjidhja është një dhe vetëm një: të shkatërrohet organizata kriminale shtetërore që ka ngritur Edi Rama!! Kjo bëhet duke larguar Edi Ramën, duke e çuar para drejtësisë atë dhe çdo kriminel, hajdut e të korruptuar, pjesë të organizatës kriminale të drejtuar nga Edi Rama.

Tags: agimDokumentakajmakuPD
Previous Post

Taksa e re për tonazhin te “Rruga e Kombit”?! Përplasje mes Kosovës dhe Shqipërisë

Next Post

Mallakastër/ Zjarr i madh , rrezikohet fabrika e vajit të ullirit

droni

droni

Next Post
Zjarr i madh në Lushnje, digjen mbi 15 hektarë ullishte, rrezikohet Manastiri i Ardenicës

Mallakastër/ Zjarr i madh , rrezikohet fabrika e vajit të ullirit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.