Katër persona mbetën të plagosur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë, pasi një autoambulancë dhe dy vetura u përfshinë në një aksident të rëndë.
Sipas Neës 24, të plagosurit janë transportuar për në Spitalin e Traumës.
Emrat e dy prej të plagosurve janë Hysni Lifa dhe Ideal Kaloshi.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat.












