Një furgon me pasagjerë është përmbysur pranë Urës së Topojanit në aksin Bulqizë-Peshkopi.
Nga të dhënat paraprake mësohet se nuk ka të lënduar rëndë nga ky aksident përveç disa gërvishtjeve që kanë marrë pasagjerët.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur për shkak se ai i ka hapur krahun një kamioni për të kaluar, ndërsa është goditur nga pas nga një tjetër mjet tip furgon.
Mjeti ka rënë mbi një pemë në anë të rrugës e cila ka shmangur ndonjë tragjedi të mundshme.











