Një zjarr i madh perfshiu mesditën e sotme ambientet e një pularie në Fushë-Farkë, në afërsi të Surrelit.
Ngjarja ndoshi rreth orës 13:30, kur flakët kanë shkrumbuar totalisht pularinë në pronësi të shtetasit me iniciale D.T., raporton policia.
Si pasojë e zjarrit, nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në terren për të kryer zbardhjen e plotë të rrethanave dhe të shkaqeve të ngjarjes.











