Situata me zjarrin në malin e Shëngjinit është shumë kritike. Që nga mbrëmja e kaluar në kë të mal zjarri nuk ka pushuar duke djegur një masiv drurësh dhe shkurresh.
Ndërkohë zjarrfikësit janë vendosur në zonën e banuar për të mos lejuar flakët të afrohen më shumë, pasi ndërhyrja në mal është e pamundur për shkak të terrenit.











