Një atentat ka ndodhur tek rruga Myslim Shyri ën Tiranë mesditën e sotme. Një 30 vjecar është qëlluar me armë pranëj objekti në rikonstruksion.
Vendi i ngjarjes është në qendër të Tiranës dhe në një zonë me mjaft lëvizje.
Informacion paraprak
Sot rreth orës 11:30 në rrugën “Myslym Shyri”, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri një shtetas, ende i paidentifikuar, rreth 30 vjeç, pranë një objekti në rikonstruksion.
Shtetasit i është dhënë ndihma e parë dhe u transportua në spital për ndihmë të specializuar.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.











