Është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare gazetari dhe diplomati Maksim Sinemati.
Lajmi për ndarjen nga jeta të gazetarit Sinemati u bë i ditur nga miq dhe kolegë të tij.
Maksim Sinemati punoi me përkushtim për rreth 40 vjet në Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), si drejtor i redaksisë së Lajmeve të Jashtme.
Ai nuk u shkëput asnjëherë nga gazetaria, veçanërisht nga trajtimi i çështjeve ndërkombëtare, duke dhënë kontributin e tij edhe gjatë viteve që punoi si diplomat në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Maksimi ishte vëllai i gazetarit të sportit Gëzim Sinemati.












