Restoranti “Panorama” i ngritur ne Porto Palermo dhe ne pronesi te Mihal Kokedhimes, pronarit qe terrorizoi turistet spanjolle i prish sot ne mengjes nga IKMT.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njoftoi sot permes nje deklarate se vendosur të prishë bar-restorantin “Panorma” në Porto-Palermo, i ekspozuar publikisht pas një skandali të pronarit me disa turistë spanjollë dhe dy shoqëruesit e tyre shqiptarë.
Objekti rreth 2 mijë metër katror, i ndërtuar në një nga zonat më të bukura bregdetare të Shqipërisë, rezulton pa leje, ndërkohë që shfrytëzonte kundrejt pagesës edhe pjesën e plazhit.
Në këtë operacion, IKMT nuk ka hasur në kundërshtime të qytetarëve. Çdo veprim i saj ka qenë i koordinuar ngushtësisht me policinë e shtetit. Menjëherë pas përfundimit të këtij operacioni, IKMT do të vijojë punën në gjithë vijën bregdetare te vendit

https://www.facebook.com/893685447319839/posts/2577076052314095?sfns=cl











