• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Koncesioni Milot- Balldren ishte planifikuar vetem 24 milione euro

droni by droni
19 August, 2019
in Ekonomia, Kryesore
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Koncensioni për ndërtimin e rrugës Milot -Balldren me një total shpenzimesh që shkon në 300 milionë euro, fillimisht ishte planifikuar të ndërtohej si një by pass me gjatësi 4 kilometër që do të kushtonte vetëm 24.6 milionë euro, sipas një analize që Ministria e Infrastrukturës ka në një raport të posaçëm Monitorimi mbi zbatimin e strategjisë sektoriale të transportit 2016-2020, të publikuar së fundmi, shkruan revista monitor.

By Pass–i i Lezhës që u shndërrua në PPP-ne e famshme Milot-Balldren, sakaq ishte në shinat e ndërtimit. Kuadri i investimeve për Ballkanin Perëndimor që funksionon në kuadër të nismës së Berlinit kishte akorduar 350 mijë euro për studimin e ndikimit në mjedis të projektit teksa kishin përfunduar gjetjet paraprake të studimit të fisibilitetit.

By pass–i i Lezhës sipas variantit fillestar i cili është riazhornuar nga Ministria e infrastrukturës në një raport të posaçëm të këtyre ditëve, do të kushtonte 24.6 milionë euro, ose rreth 6.2 milionë euro për kilometër.

Si pjesë e autostradës adriatiko -Joniane, Qeveria raporton në nismat europiane të transportit edhe për këtë segment.

Në azhurnimin e fundit qeveria shqiptare ka raportuar se, by pass i Lezhës do të ndërtohet si një partneritet Publik Privat që përfshin aksin nga Miloti në Balldren.

Ky projekt që zgjatet në 17 kilometra parashikohet të financohet me një vlerë kufi që arrin në 300 milionë euro dhe është kontraktuar për tu ndërtuar me koncension PPP Projekti i kundërshtuar për shkak të kostove të mëdha mori edhe miratimin e Parlamentit, por së fundmi u refuzua të dekretohej nga Presidenti i Republikës.

Inxhinierë të fushës që kanë punuar me studimin e pararafisibilitetit për by passin e Lezhës thanë se, ndërtimi me koncesion i një projekti  të ekzagjeruar ka shmangur zgjidhjen fillestare me më pak kosto dhe që do të kishte përfunduar më shpejt. Sipas tyre nuk ka kuptim që një investim i tillë të bëhet në mes të një aksi ku standardet nuk janë të njëjta.

Nga Fushë-Kruja në Milot, punimet në dublimin e autostradës kanë përfunduar tashmë dhe kostot me financimin e buxhetit të shtetit nuk ishin me shumë se 3 milionë euro për kilometër, ndërkohë që në vijim të këtij aksi do të ndërtohet Milot -Balldren me standarde të tjera, dhe do të vijojë më tej deri në Shkodër me standardet aktuale.

Inxhinierët shpjegojnë se investimi me superstandarde në aksin Milot-Balldren nuk do të kishte asnjë vlerë në mes të një aksi tashmë të përfunduar.

Sipas tyre zgjidhja me by passin 4 kilometra ka qenë e studiuar dhe e pranuar paraprakisht nga qeveria shqiptare dhe është si e tillë në të gjitha dokumentet zyrtare të paraqitura për financim nga donatorët.

Si u frynë kostot e një By Passi të thjeshtë në 300 mln euro 

Kuvendi i Shqipërisë miratoi me nxitim, në seancën e fundit të këtij sezoni, kontratën koncesionare të formës së Partneritetit Publik Privat (PPP) për rrugën Milot-Balldren.  Kjo kontratë u iniciua pas një oferte të pakërkuar nga kompania ANK, për miratimin e të cilës u bë një tender, por siç ndodh përgjithësisht, tenderi rezultoi formal, pasi fituesi , në tetor 2018, u shpall kompania që kishte bërë ofertën e pakërkuar.

Sipas kontratës, së miratuar tashmë në Kuvend, kostot e projektit të rrugës Milot – Balldren, me një gjatësi totale prej 17.2 km, është 213.6 milionë euro, plus TVSH-në, ose 256 milionë euro përfshirë TVSH-në. Kontrata është e miratuar në euro, dhe pagesat koncesionari do i marrë në euro, ndonëse qeveria shqiptare i merr të ardhurat dhe kryen pagesat në lekë. Me kursin aktual të këmbimit, ku një euro është rreth 122 lekë, kosto në lekë e kësaj kontrate në total është 31.2 miliardë lekë.

Nga kjo shumë, financimi i kompanisë është 140 milionë euro, sipas specifikimeve në kontratë, nga të cilat një hua bankare prej 70 milionë eurosh, e cila do të merret nga një ose më shumë institucione financiare, financimi nga furnitorët prej 19.5 milionë eurosh dhe 52 milionë euro kompania premton se i ka nga kapitali i vet. 12 milionë euro janë shpenzime mirëmbajtje. Pjesa e mbetur prej 60 milionë eurosh do të shkojë për pagim interesash dhe fitimin e kompanisë.

Koncesioni është për 13 vjet dhe qeveria pritet të fillojë pagesat në vitin e tretë, konkretisht në 2022 për një periudhë prej 11 vitesh.

Por, qeveria në kuadrin e saj afamesëm është e përgatitur të paguajë deri në 36.5 miliardë lekë për këtë koncesion, sipas tabelave të brendshme të hartuara nga Ministria e Financave për llogari të institucioneve ndërkombëtare dhe të siguruara nga Monitor. Pra shuma maksimale që qeveria parashikon të paguajë nga buxheti i saj është dhe 5.3 miliardë lekë, ose  gati 44 milionë euro më shumë (e llogaritur me kursin aktual 1 euro=122 lekë), sesa ajo e miratuar në kontratën nga Kuvendi, duke e çuar koston në total në 17 milionë euro për kilometer, për shkak se kontrata parashikon ndryshime dhe shtesa gjatë punimeve. Monitor.al

Tags: Milot balldren pppp
Previous Post

Pasi terrorizoi spanjollët,pronarit i mbyllin restorantin, pushuesit bëjnë plazh falas

Next Post

Shkoder, rritet prania policore, PD lokale therret per proteste

droni

droni

Next Post
Basha në Shkodër përkujton heronjtë e 2 prillit: Zotimi ynë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Shkoder, rritet prania policore, PD lokale therret per proteste

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.