Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Tiranë. Sipas informacioneve te fundit, katër punonjës kanë rënë nga skela e pallatit që po rikonstruktohej.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Faik Konica”. Nuk dihet ende gjendja e të plagosurve. Ambulanca ka mbërritur në vendngjarje.
Tiranë/Infirmacion Paraprak
Rreth orës 15:00 në rrugën e “Elbasanit” nga një ndërtesë në rikonstruksion është shkëputur një pjesë e skelës metalike.
Si pasojë e shkëputjes së skelës janë dëmtuar 4 nga punëtorët të cilët ndodheshin duke punuar pranë këtij objekti, shtetasit G. B.,44 vjeç dhe E. L.,34 vjeç janë dërguar të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjeksore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijin punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.











