Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e të martës (13 gusht) në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:45 në rrugën e “Dibrës”.
Burime nga blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se mjeti me drejtues I. U është përplasur me motoçikletën me drejtues A. M.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjerja e motoçikletës S. M, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të metejshme. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.












