Karabinierët në Viterbo kanë ndaluar një shqiptar 30 vjeç, i cili më herët ishte dëbuar nga Italia, për shkak të përfshirjes në trafik droge.
- Mirëpo, shqiptari ka përdorur një metodë, që e “ktheu” atë shpejt në shtetin italian. Ai martua shpejt në Shqipëri dhe mori mbiemrin e gruas. Kështu, pasi mori mbiemrin e gruas, shqiptari mori pasaportë të re, me të tjera gjeneralitete nga ato që ishte dënuar dhe më pas dëbuar nga Italia.
R.D., megjithëse i dëbuar, u kthye në Itali pa autorizimin e përcaktuar të Ministrisë së Brendshme, por u arrestua mbrëmjen e djeshme. Gjykatësi vendosi një dëbim të dytë për të.












