Një sipërfaqe toke është përfshirë nga flakët në afërsi të rrugës nacionale Korçë- Ersekë. Zjarri ka rënë në vendin e quajtur “Antenat” dhe dyshohet të jetë vënë qëllimisht nga vetë banorët e zonës.
Flakët mësohet se u përhapen me shpejtësi kjo edhe falë erës.Nje banesë rrezikohej nga zjarri, por fatmirësisht dy mjete zjarrfikëse ndërhynë në kohë, duke lokalizuar dhe vënë flakët nën kontroll.











