Një ditë më parë në “Rrugën e Kombit” u përfshi nga flakët një autobus i linjës Tiranë-Prishtinë. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme, rreth orës 19:00 në afërsi të fshatit Reps në Rrugën e Kombit. Ish shoferi i autobusit, ai që pikasi flakët duke sinjalizuar edhe pasagjerët që të dilnin jashtë me shpejtësi.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar vetë kompania, e cila është shprehur se fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
” Vetëm dëme materiale, fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar. Autobusi ka qenë në gjendje të mirë teknike. Shkak i flakëve është një defekt nga temperaturat e larta”, njofton kompania.












