Ka rënë në pranga Kristaq Leci, personi që ishte shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në vrasjen e kryekomisarit Artan Cuku.
Roli i tij ka qenë ndërmjetësimi mes vrasësit me pagesë Mikel Shallari dhe porositësit Bledar Jamabelli.
Arrestimi i tij vjen pas më shumë se dy vitesh nga ekzekutimi i Cukut në derën e shtëpisë së tij, në 8 Prill të 2017-tës, një ngjarje e cila tronditi opinionin publik.
Kristaq Leci ka qenë në Tiranë ditën kur ka ndodhur vrasja e Cukut, dhe ka lajmëruar Shallarin në momentin kur komisari po ngjiste shkallët.
(vijon…)












