Këtë mbrëmje në zonën turistike të Borshit, në Sarandë ka rënë një zjarr i madh.
Raportohet se zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të madhe kullote në mal, mes Borshit dhe Piqerasit.
Për shkak të terrenit të vështirë është e pamundur që të ndërhyjnë mjetet zjarrfikëse për shuarjen e flakëve.











