Armina Mevlani njihet gjerësisht jo vetëm për blogun e saj dhe aktivitetit në rrjete sociale, por edhe për lidhjen e saj me djalin e ish- kryeministrit, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.
E ftuar në emisionin veror “Pushimet On Top, nën drejtimin e Ori Nebiajt Armina Mevlani ka ardhur e sinqertë duke treguar detaje lidhur me raportin me familjen Berisha.
Përveç marrëdhënieve të mira me dy fëmijët nga martesa e parë të Shkëlzenit (Lexo këtu), Armina Mevlani ka thënë se gëzon një marrëdhënie të shkëlqyer edhe me vjehrrit e saj, Sali dhe Liri Berishën.
Biseda
Ori Nebiaj: Me vjehrrin dhe me vjehrrën si janë marrëdhëniet?
Armina Mevlani: Shumë të mira.
Ori Nebiaj: Kush të llaston më shumë nga të dy?
Armina Mevlani: Po tani normale që kur bëhet pjesë për llastim i shkon më shumë femrave. Gratë llastojnë më shumë.
Ori Nebiaj: I thërret vjehrra apo në emër?
Armina Mevlani: Jo e thërras Lili. Nuk kam pse ta thërras vjehrra. Mua nuk më pëlqejnë këto. Ne respektohemi shumë dhe për mua respekti me njëra- tjetrën është më e rëndësishme se sa forma si e thërret.











