Tre makina janë përfshirë në një aksident rrugor në autostradën Fier-Lushnjë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bishtqethem, pranë vendit të njohur si “Pushimi i Shoferit”.
Nga përplasja, dy mjete mësohet se kanë përfunduar në kanal, ndërsa një është larguar nga vendi i ngjarjes.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për aksidentin.












