Lideri demokrat Lulzim Basha ka publikuar një video në profilin e tij ën Facebook, ku e akuzon kryeminsitrin Edi Rama për një jetë luksoze. Në statusin e tij Basha shkruan se Rama po ‘zhvat’ sipërmarrjet e vogla dhe se po jeton në kurriz të parave publike.
Gjithashtu në videon e publikuar, kryeopozitari rreshton akuzat ndaj Ramës për të cilin shprehet se ka ndërtuar zyrën e tij me anë të një tenderi fantazëm prej 3.2 milionë eurosh.
“Pasuri dhe Luks për vete, Papunësi, Varfëri dhe Pasiguri për njerëzit. Hajduti Psiqik dhunon dhe gjobit sipërmarrjet e vogla që mezi mbajnë me bukë shumicën e familjeve shqiptare! Me paratë e grabitura atyre financohen lluksi dhe qejfet e Hajdutit Psiqik dhe klientëve të tij.
a si harxhon miliona euro të shqiptarëve për lluksin e tij dhe kontrata “sekrete” për miqtë dhe familjarët e tij Hajduti Psiqik,”- shkruan Basha krahas videos.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/2468057350080202/?t=0












