Këngëtari Sidrit Bejleri është tejet aktiv në rrjetet sociale dhe tanimë ndan momente nga jeta e tij. Para disa muajsh në shtëpinë e tij u festua festua një gëzim shumë i madh për ta, për një arsye shumë të bukur dhe të veçantë sepse këngëtari u bë baba për herë të tretë, ku familjes ju shtua një vogëlushe, e quajtur Ejna.
Tashmë dy muajshe, babi Sidriti ka zgjedhur një rast të veçantë për të prezantuar publikun me të voglën e familjes, ndaj ditën e djeshme me rastin e festës së Kurban Bajramit, familja Bejleri ka bërë një urim.
“Gëzuar Kurban Bajramin dhe Zoti ju bekoftë”- ka shkruar Sidtiti në foton e publikuar, foto e cila rrëmbeu komente komplimentuese për portretin e bukur familjar!












