Reperi Stresi dhe Keisi ish-gruaja e tij përflitet se janë ndarë, ndonëse nga ata të dy nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar apo prononcim. Por postimet e tyre kanë shqetësuar fansat e dyshes.
Madje Kejsi është larguar drejt Kandasë, shumë larg Stresit. Këngëtari herë pas here në rrjetet sociale bën postime të ndryshe, ku herë shfaqet sikur është i lumtur pas ndarjes dhe herë duke vajtuar për Keisin.
“Shpirti po më digjet me të parë, se shumë vështirë e kam me të fal, sytë që s’po të shohin janë tharë, se jemi ndarë, se jemi ndarë”, janë vargjet e këngës që dëgjon Stresi, që njëkohësisht i këndon ato. Ai shfaqet ndryshe nga herë e tjera dhe padyshim me këtë këngë i përcjell edhe disa mesazhe ish-gruas së tij.
Së fundmi në Instagram ai ka publikuar një video ku shfaqet duke dëgjuar këngën e Elvana Gjatës “Njësoj”.











