Disa makina janë përfshirë në një aksident në kryeqytet, fatmirësisht pa patur viktima.
Në aksident, mes makinave, eshte përfshirë dhe një automjet për mbledhjen e mbeturinave. Aksidenti ka ndodhur te kryqëzimi tek Komuna e Parisit.
Nga fotot në vendin e ngjarjes duken qarte pamjet e gjithë asaj që ka ndodhur.
Nga të dhënat e para mësohet se një person ka mbetur i lënduar, drejtuesi i mjetit të grumbullimit të mbeturinave, ndërsa drejtuesit e tjerët të makinave të përfshira në aksident nuk kanë dëmtime serioze.












