• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KED kërkesë presidentit Ilir Meta, “shpallni vakancat për kandidaturat e reja për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese”

droni by droni
9 August, 2019
in Kryesore, Politika
0
KED kërkesë presidentit Ilir Meta, “shpallni vakancat për kandidaturat e reja për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese”
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka vendosur t’i kërkojë Kuvendit të Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës, Ilir Meta, që të shpallin vakancat për kandidaturat e reja për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë, KED-ja ka përfunduar procesin e intervistimit të kandidatëtve që garojnë për t’u bërë pjesë e Gjykatës Kushtetuese. Mësohet se ditën e sotme janë intervistuar: Arta Vorpsi, Elsa Toska, Fiona Papajorgji, Regleta Panajoti dhe Marsida Xhaferllari, ndërsa dy ditë më parë u intervistua Besnik Muçi.

Sakaq, vendimmarrja e Këshillit lidhur me fillimin ose jo të procedurave të vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve të lejuar për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, është shtyrë për mbledhjen e radhës, duke u dhënë mundësi kandidatëve të ankohen (nëse ka ankesa) pranë Gjykatës Administrative të Apelit.

Njoftimi i plotë:
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 09.08.2019, zhvilloi mbledhjen e radhës me këtë rend dite :
Diskutimi dhe vendimmarrja në lidhje me shpalljen e fillimit të procedurave të vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve, për sa i përket vendeve vakante si më poshtë:
– Vendi vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018.

– Vendi vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, shpallur nga Kuvendi, në datën 28.08.2018.
– Vendi vakant për Inspektor i Lartë i Drejtësisë, shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
Relatimi për procedurën e ndjekur për vlerësimin e kandidaturës dhe zhvillimi i intervistave, sipas ligjit, me kandidatët e lejuar për vendet vakante.
Në përfundim të diskutimit të çështjeve të rendit të ditës, Këshilli vendosi :

– Njoftimin e subjektit që e ka vënë në lëvizje, Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, për të vlerësuar rishpalljen e thirrjes për paraqitjen e kandidaturave për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, të shpallur nga Kuvendi në datën 28.08.2018.

– Pezullimin e procedurës së verifikimit të kandidaturave dhe njoftimin e subjektit që e ka vënë në lëvizje, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, për të vlerësuar rishpalljen e thirrjes për paraqitjen e kandidaturave për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, të shpallur me Dekretin nr. 10723 datë 07.02.2018 nga Presidenti i Republikës.

Vendimet e Këshillit për çështjet e sipërcituara gjenden të publikuara në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, pjesa për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi

Vendimmarrja e Këshillit lidhur me fillimin ose jo të procedurave të vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve të lejuar për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, shtyhet për në një mbledhje tjetër, duke konsideruar mundësinë e ushtrimit të anikimit nga kandidatët pranë Gjykatës Administrative të Apelit dhe kohëzgjatjen e procedurave të gjykimit.

Në vijim të mbledhjes , Këshilli i Emërimeve në Drejtësi zhvilloi proceset e relatimit të procedurave të ndjekura deri më tani për vlerësimin e kandidaturave për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, si edhe zhvilloi intervistat, sipas ligjit, me të gjithë kandidatët e lejuar për kandidim, sipas radhës më poshtë :

– Arta Vorpsi
– Elsa Toska
– Fiona Papajorgji
– Regleta Panajoti
– Marsida Xhaferllari

Në përfundim të relatimit dhe intervistave me të gjithë kandidatët e lejuar , në zbatim të dispozitave të Kushtetutës, të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, si edhe të ligjit nr. 115/2015 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”,

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi të vijojë menjëherë me përmbushjen e detyrimeve të tij për shqyrtimin nga secili anëtar i Këshillit të dokumentacionit voluminoz të çdo kandidati të lejuar, për njohjen e plotë dhe të thelluar me të dhënat e jetës profesionale, me punimet shkencore dhe dokumentet e tjera profesionale të paraqitura për vlerësim nga kandidatët, në funksion të përmbushjes së kompetencës së vlerësimit dhe pikëzimit të secilës kandidaturë, për të vijuar pas kësaj me bisedimin kolegjial dhe vlerësimin dhe pikëzimin e kandidaturave për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

Në përfundim të procesit të shqyrtimit të dokumentacionit të secilit kandidat dhe të vlerësimit e të pikëzimit të tyre sipas meritave profesionale, morale dhe organizuese e drejtuese të parashikuara me ligj, do të thirret mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, për të shpallur vendimet për vlerësimin dhe pikëzimin e secilit kandidat, vendimet për renditjen e kandidatëve për secilin vend vakant dhe për të miratuar raportin e arsyetuar mbi procedurën e ndjekur dhe vlerësimin e kryer për kandidatët e secilit vend vakant.

Pas miratimit, raporti i arsyetuar, lista përfundimtare e renditjes së kandidatëve dhe aktet përkatëse të vlerësimit dhe pikëzimit të çdo kandidati dhe për secilin vend vakant do ti dërgohen organeve të emërtesës, Kuvendit dhe Presidentit të Republikës, në mënyrë që të ushtrojnë, sipas përcaktimeve të Kushtetutës, kompetencën dhe detyrimin kushtetues të zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Tags: GJKKED
Previous Post

Durrës/ Irritohen qytetarët,pluhur dhe inerte, punime në kulmin e sezonit turistik

Next Post

“Digjet” Shqipëria, shikoni temperaturat përvëluese

droni

droni

Next Post
Lamtumirë dimër: Ja si do të jetë moti në muajin Mars

“Digjet” Shqipëria, shikoni temperaturat përvëluese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.