Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Zvërnec, ku një 29-vjeçar ka humbur jetën.
Në njoftimin për shtyp, Policia bën me dije se rreth orës 16:56, në plazhin e Zvërnecit, është mbytur në det shtetasi Robert Duraj, nga fshati Peshtan i Fierit.
Grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.











