Një pikë e këmbimit valutor është grabitur pasditen e sotme në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur pas një qendre tregtare në zonën e “Zogut të Zi”.
Sipas informacioneve të para mësohet se një person i armatosur me pistoletë ka kërcënuar punonjësit dhe është larguar duke marrë të gjitha paratë.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve












