Një shtepi pushimi dhe disa makina u dogjen në Gjirin e Lalzit, si pasojë e një zjarri të rënë ditën e sotme.
Mësohet se zjarri ka rënë tek banesa, një shtëpi pushimi e cila është djegur pjesërisht, dhe më pas është përhapur me shpejtësi, duke djegur edhe makinat që ishin të parkuara.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, ndërsa nuk dihet ende shkaku i zjarrit.











