Këtë të dielë një 58 vjeçar ka humbur jetën tragjikisht, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Ndërfane në Mirditë.
Viktimë ka mbetur 58 vjeçari me inicialet Gj.P. Ai ka rënë në kontakt me rrymën në banesën e tij dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.











