Një qytetin e Gjirokastrës nje trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e sotme në përroin e Dunavatit.
Policia është njoftuar për ngjarjen dhe po punon prej dy orësh për nxjerrjen e trupit të pajetë nga përroi.
Sipas informacioneve të komunikuara nga burime të bluve të Gjirokastrës, forcat policore nuk kanë arritur të nxjerrin dot viktimën, e për rrjedhojë nuk kanë mundur as ta identifikojnë atë.
Nga të dhënat e para, mendohet që i ndjeri të jetë rrëzuar në përrua, duke humbur për pasojë jetën.











