• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ANALIZA/ Pse, cilet dhe ku shiten votat

droni by droni
2 August, 2019
in Kryesore, Opinion
0
ARTAN FUGA/ Kush na përmbyti?
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Artan Fuga

Përgjimet e Bild habitën opinionin publik sepse veç të tjerash sepse atje dilte se kishte njerëz, nuk dihet sesa, që e jepnin votën kundrejt shumave me parà. E dënueshme me ligj për ata që e praktikojnë, e planifikojnë, por edhe për ata që marrin lekët kundrejt votës.

Takoj një numur shumë të madh njerëzish që më bëjnë të habiturin, ose edhe pesimistin : “Cfarë populli jemi! Nuk bëhet ky vend! Ata varfanjakët shiten për pesë lekë, shesin votën!”

Kjo habija më duket hipokrite, kulmi i hiprokrizisë! Nëse shitet vota në mënyrë masive atëhere ne të gjithë e dimë dhe nuk ka nevojë për gazetarinë e Bild për të na e zbuluar.

Gazetari i shkretë i Bild zbulon atë që ne e paskemi bërë, pra e paskemi ditur!!!

Këtyre njerëzve që mërziten me “varfanjakët” që shiskan votën unë u them :”Mirë bëjnë që e shesin!”. Më shohin me zhgënjim. Dhe u shpjegoj : “Shitet një send që nuk duhet, ose vlen më pak sesa leku që merr. Në transaksionet e lira tregtare dihet që fitojnë edhe shitësi edhe blerësi. Votuesi fiton ca lekë, kurse pushtetari blen reputacionin e tij, pushtetin e tij. Votuesi si duket e di se vota që hedh në kuti si duhet më hiç. Si andej si këndej t’a hedhi ai nuk ka fituar gjë, gjithmonë është i humbur.”

Prandaj, budallenj politikisht nuk janë shitësit e votës, por jemi ne që nuk i kuptojmë ata. Shitja e votës si fenomen masiv do të kishte treguar sesa i degraduar është realiteti politik i vendit, sesa larg janë partitë politike dhe alternativat politike nga interesimet e elektoratit, aq shumë sa një familje me nja pesë a gjashtë antarë me votat e shitura mund të blejë një lavatriçe ose një televizor të cilësisë së mesme!

Ne paskemi dashur përgjimet Bild për të ditur sesa e korruptuar moralisht në politikë është shoqëria jonë!

Unë nuk kam fare nevojë për përgjime me telefon ose mjete të tjera për ta vërtetuar shitjen e votës! Këtë e di i gjithë mileti, është një “secret de polichinelle”, një e fshehtë që ja bën “muuuuu!” në mes të ditës, dhe shitjen e votës nuk e bëjnë andej nga zonat periferike, nga Dibra, a Devolli, në male e kodra të thella, por në mes të Tiranës, në qendër të burokracisë shtetrore, në mes të bizneseve e shtresave të “larta”.

Pa më thoni a është e lehtë të marrësh një vend pune në administratë qendrore ose lokale nëse nuk përkarh partinë në pushtet e nuk voton për të! A nuk ka nja tridhjetë vjet që është kështu? A nuk shkëmbehet një votë ose dhjetë a njëqind vota me një vend pune!!!

Më thoni a nuk është pothuajse e pamundur të bëhesh diplomat, shef policie, drejtor drejtorie, shef tatimesh, edhe puntor bashkie nëse nuk je në të njejtin trebnd votimesh me atë që të emëron? A nuk është kjo një shitblerje vote? Një hap në karrierë a nuk kushton edhe një ose shumë vota!!!

Sa vota duhen dhënë për një leje ndërtimi, për një parking, për një shesh ndërtimi, për një hapësirë plazhi marrë me qira për të vendosur çadra? A nuk është shitblerje votash kjo?

Ka nevojë të botojë përgjime Bild, New York Times, La Liberation, La Republica, a ku e di unë kush tjetër, kur këto fakte te ne janë bërë pjesë e normalitetit tonë, të përditshëm, na janë bërë si buka që hamë, kanë hyrë në zakonet dhe doket tona prej dekadash dhe vazhddojnë edhe sot?

Atëhere cfarë dreqin keni që përgojoni ata të shkretët që për një shportë vezë, a një frigorifer, shesin votat e fisit a të familjes?

Cfarë dreqin kemi që bëjmë të habiturin për shitjen e votës kur shitja e votës është bakshishi me të cilin blehen vende pune në administratë, leje ndërtimi, blihen karriera nga njerëz që pastaj shohin me përbuzje ata që e shesin votën për shumë më pak?

Habitemi me përgjimet e Bild sepse kemi qejfin të vemë veshin te muri i komshiut kurse atë që flakërin si zjarr ferri në mes të sheshit nuk duam ta shohim sepse na poshtëron, na nxjerr njerëz të vegjël, pa dinjitet qytetar.

Pa u luftuar shitja e votës në të gjitha “bursat” e saj, dhe jo thjesht në tregjet fshatare ku vota shitet për një ceremoni dasme a një vend mësuesi në fshat ne nuk ndërtojmë dot shtet, nuk ndërtojmë dot moral, ne do të rrëzohemi thellë e më thellë në batakun tonë moral dhe pastaj do të bëjmë të habiturin kur dikush do të na thotë: Ju shisni gjithçka!

Në politikë përsa i përket vlerës së votës dhe tregut të saj ne nuk kemi dalë ende nga universi logjiko-financiar i Sudes dhe i “kompetentit” të saj. Shumë njerëz vendosin në piramidën e të mirave dhe privilegjeve kapitalin qytetar që është vota e tyre dhe marrin prej andej interesa të jashtëzakonshme, me një çmimpra me rrënimin e të tjerëve dhe të sistemit tonë politik dhe të moralit shoqëror.

Politikisht ne jemi një shoqëri e bjerrur moralisht, në një dekadencë morale të pashoqe dhe pa u shëruar duke ndërtuar një sistem të ri vlerash nëpërmjet reformës tërësore të shtetit, administratës, kodit zgjedhor, në do të vazhdojmë me cic-mice politike duke u zhytur gjithmonë e më shumë në batakun e krizës.

Tags: artan fuga
Previous Post

Ish deputetja e PD publikon videon tronditëse si policia e shtetit bastis pronën në plazh të qytetarit

Next Post

Basha:Rama nuk ka belbëzuar asnjë fjalë për shpallje non grata të Dakos nga SHBA

droni

droni

Next Post
VIDEO/ Basha: Jetë njerëzore janë në rrezik, mijëra familje jashtë skemës së ndihmës ekonomike

Basha:Rama nuk ka belbëzuar asnjë fjalë për shpallje non grata të Dakos nga SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.