• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shqiptarët që do të përfitojnë nënshtetësi greke/ Ja Kategoritë

droni by droni
1 August, 2019
in Kronika, Kryesore
0
Shqiptarët që do të përfitojnë nënshtetësi greke/ Ja Kategoritë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në shtetin grek, tashmë mund të njihen me procedurën që duhet të ndjekin për të marrë nënshtetësinë helene. “Gazeta Shqiptare” zbardh sot 3 kategoritë përfituese dhe dokumentacionin që duhet të dorëzojë secila prej tyre si dhe tarifën që duhet të paguajnë.

Përkatësisht 3 kategoritë që mund të marrin nënshtetësinë greke janë: shtetasit e vendeve të treta që kanë statusin e rezidentit afatgjatë (epi makra dimentos); shtetas të vendeve të treta që janë pjesëtarë të familjes së shtetasit grek apo shtetasit të BE-së, apo janë prindër të një të mituri që ka nënshtetësinë greke; si dhe shtetasit e vendeve të treta që posedojnë një leje qëndrimi të çdo tipi.

Të gjithë shtetasit e interesuar të kategorive të sipërpërmendura duhet të paguajnë paravolonë në vlerën prej 500 eurosh.

Dispozita e posaçme
Një tjetër dispozitë e papajtueshme në projektligjin për nënshtetësinë helene, është edhe ajo që parashikon ndërprerjen totale të procesit, për aplikantët që ndërkohë janë transferuar jashtë Greqisë (periudha kohore mbi 18 muaj) për arsye të ndryshme (studime, punë).

“Dispozita në fjalë nuk duket të jetë e pajtueshme me të drejtën komunitare, e cila parashikon zgjerim të së drejtës së qarkullimit të lirë, lëvizshmërisë dhe vendosjes në vende të tjera të BE-së, për shtetas të vendeve të tretë me status të caktuar (banorë afatgjatë, disponues të kartës blu, anëtarë të familjes greke apo të shtetasve europianë)”, – shprehet Fatos Malaj për “Gazeta Shqiptare”.

Ndërkohë, sipas ndërmjetësit, me të dhënat e reja, shtetasit e vendeve të treta jo vetëm që nuk do kenë mundësi të zbatojnë të drejtën bazë e të pamohueshme europiane për qarkullimin dhe punësimin e lirë brenda kufijve të BE-së, por shpërngulja e detyruar për një vend pune, nga kushtet e vështira ekonomike të vendit, do të bëhet dhe arsyeja e ndërprerjes së kontaktit me shoqërinë greke.

“Kështu, rrezikohen të pezullohen kërkesat e të huajve, të cilët pavarësisht se janë integruar në jetën sociale e politike, detyrohen të qëndrojnë jashtë Greqisë, duke ruajtur gjithsesi lidhjet me vendin, në mënyra të ndryshme”, – thotë ndërmjetësi ndërkulturor.

Testi i natyralizimit
Testi i natyralizimit do të ketë 20 pyetje të përzgjedhura në mënyrë elektronike dhe rastësisht nga një “bankë” prej 300 pyetjesh, përgjigjet e të cilave do të jenë në dispozicion të interesuarve në faqen elektronike të ministrisë. Për aplikantët e nënshtetësisë greke do të shtohet edhe provimi i greqishtes me shkrim.

Aplikuesit për nënshtetësinë do të japin dhe provim me shkrim dhe duhet të kenë nivelin A1, kurse me gojë, nivel B1.
Gjithashtu do të bëhet ulje e tarifave që paguajnë aplikantët për marrjen e nënshtetësisë me paravolonë e natyralizimit, pra nga 700 euro bëhet 550 euro.

Por në rast se nuk kalon në komision dhe dikush do bëjë kërkesë për rishikim të dosjes, paravolo është 100 euro. Sipas hartuesve të ligjit të ri, qëllimi i dispozitave të reja është që të racionalizojë, thjeshtojë dhe të unifikojë procesin e natyralizimit (politografisi).

Dokumentacioni për kategorinë I
SHTETAS TË VENDEVE TË TRETA QË KANË STATUSIN E REZIDENTIT AFATGJATË (EPI MAKRA DIMENONTOS)
1. Fotokopje e deklaratës së natyralizimit (politografisi). Deklarata bëhet nga i interesuari në bashkinë e vendbanimit dhe nënshkruhet në prezencë të kryetarit të bashkisë (apo nga nënkryetari apo nëpunës të bashkisë të autorizuar), në prezencë të dy shtetasve grekë si dëshmitarë.

2. Kërkesa për natyralizim, që i drejtohet ministrit të Brendshëm dhe paraqitet në shërbimin kompetent të administratës së dencentralizuar të vendbanimit. Kërkesa plotësohet në greqisht në të gjitha kolonat dhe nënshkruhet nga vetë aplikuesi.
3. Një fotografi me ngjyra e kohëve të fundit.

4. Kopje e legalizuar e pasaportës apo dokumenti tjetër udhëtimi apo dokument tjetër identifikimi.
5. Kopje e legalizuar e lejes së qëndrimit të rezidentit afatgjatë.
6. Certifikatë lindjeje e të interesuarit që parashikohet nga legjislacioni i shtetit të nënshtetësisë së parë, e legalizuar dhe e përkthyer.

7. Kopje e deklaratës tatimore (ekkatharistiko simioma) për 7 vitet e fundit.
8. Numri i amzës së sigurimeve shoqërore (Aritmos mitrou kinonikis asfalisis) AMKA.
9. Paravolo me vlerë 550 euro.
Dokumentacioni për kategorinë II
SHTETAS TË VENDEVE TË TRETA QË JANË PJESËTARË TË FAMILJES SË SHTETASIT GREK APO SHTETASIT TË BE-SË, APO JANË PRINDËR TË NJË TË MITURI QË KA SHTETËSINË GREKE
ÇFARË KËRKOHET

1. Fotokopje e deklaratës së natyralizimit (politografisi). Deklarata bëhet nga i interesuari në bashkinë e vendbanimit dhe nënshkruhet në prezencë të kryetarit të bashkisë (apo nga nënkryetari apo nëpunës të bashkisë të autorizuar), në prezencë të dy shtetasve grekë si dëshmitarë.
2. Kërkesa për natyralizim, që i drejtohet ministrit të Brendshëm dhe paraqitet në shërbimin kompetent të administratës së dencentralizuar të vendbanimit. Kërkesa plotësohet në greqisht në të gjitha kolonat dhe nënshkruhet nga vetë aplikuesi.
3. Një fotografi me ngjyra e kohëve të fundit.
4. Kopje e legalizuar e pasaportës apo dokumenti tjetër udhëtimi apo dokument tjetër identifikimi.

5. Kopje e legalizuar e lejes së qëndrimit që u jepet shtetasve të vendeve të treta që janë pjesëtarë të familjes së shtetasit grek apo shtetasit të një vendi anëtar të BE-së, apo janë prindër të një të mituri që është shtetas grek.
6. Certifikatë lindjeje e të interesuarit që parashikohet nga legjislacioni i shtetit të nënshtetësisë së parë, e legalizuar dhe e përkthyer.

7. Kopje e deklaratës tatimore (ekkatharistiko simioma) për 7 vitet e fundit. Në rastet që i interesuari nuk bën deklaratë tatimore, paraqitet deklarata tatimore e bashkëshortit apo e prindit.
8. Numri i amzës së sigurimeve shoqërore (Aritmos mitrou kinonikis asfalisis) AMKA.
9. Paravolo me vlerë 550 euro.
Dokumentacioni për kategorinë III
PËR SHTETAS TË VENDEVE TË TRETA QË POSEDOJNË NJË LEJE QËNDRIMI TË ÇDO TIPI
ÇFARË KËRKOHET

1. Fotokopje e deklaratës së natyralizimit (politografisi). Deklarata bëhet nga i interesuari në bashkinë e vendbanimit dhe nënshkruhet në prezencë të kryetarit të bashkisë (apo nga nënkryetari apo nëpunës të bashkisë të autorizuar), në prezencë të dy shtetasve grekë si dëshmitarë.

2. Kërkesa për natyralizim, që i drejtohet ministrit të Brendshëm dhe paraqitet në shërbimin kompetent të administratës së dencentralizuar të vendbanimit. Kërkesa plotësohet në greqisht në të gjitha kolonat dhe nënshkruhet nga vetë aplikuesi.
3. Një fotografi me ngjyra e kohëve të fundit.

4. Kopje e legalizuar e pasaportës apo dokumenti tjetër udhëtimi apo dokument tjetër identifikimi.
5. Kopje e legalizuar e lejes së qëndrimit.
6. Certifikatë lindjeje e të interesuarit që parashikohet nga legjislacioni i shtetit të nënshtetësisë së parë, e legalizuar dhe e përkthyer.

Në rastin kur i interesuari ka lindur në Greqi mjafton certifikata e lindjes (Liksiarhiki praksi genisis).
7. Kopje e deklaratës tatimore (ekkatharistiko simioma) për 12 vitet e fundit. Në rastet që i interesuari nuk bën deklaratë tatimore, paraqitet deklarata tatimore e bashkëshortit apo e prindit.

8. Numri i amzës së sigurimeve shoqërore (Aritmos mitrou kinonikis asfalisis) AMKA.
9. Paravolo me vlerë 550 euro.

*KUJDES: Kjo procedurë ka të bëjë me shtetas të vendeve të treta që posedojnë një leje qëndrimi, përveç asaj provizore dhe që vërtetojnë një qëndrim të ligjshëm e të vazhdueshëm në Greqi, për aq kohë sa kërkohet para aplikimit për natyralizim.

Tags: GREQIIkategoritenenshtetesi
Previous Post

Gjermani/ Vritet 21-vjeçari shqiptar

Next Post

Palmer ben cope Dakon dhe ngre pikepyetje mbi zgjedhjet e 30 qershorit: Shqetesime dhe rezerva reale

droni

droni

Next Post

Palmer ben cope Dakon dhe ngre pikepyetje mbi zgjedhjet e 30 qershorit: Shqetesime dhe rezerva reale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.