Kanë dalw vendimet e marra dje Këshilli i Ministrave. Mësohet se Këshilli i Ministrave ka emëruar Pirro Mishën drejtor të Bibliotekës Kombëtare.
Vendimi i Këshillit të Ministrave:

Emërimi i tij vjen pas largimit të Persida Asllanit, e cila kërkoi lirimin nga detyra e drejtores së Bibliotekës Kombëtare për arsye të vendimit të saj për t’u rikthyer në karrierën universitare, në përfundim të afatit ligjor që parashikon Ligji i Arsimi të Lartë dhe aktet e tij nënligjore për mundësinë e ruajtjes së vendit të punës në Institucionet e Arsimit të Lartë, për një periudhë maksimale prej 5 vjetësh dhe pa mundësi përsëritjeje.











