Qarku i Korçës është tronditur sërish nga tërmet. Mëngjesin e sotëm janë regjistruar dy goditje të tjera.
Sipas Institutit të Gjeoshkencës, në orët e para të mëngjesit janë regjistruar dy tërmete, i pari me magnitudë 2.7 dhe tjetri me i forte me magnitudë 3.

Kujtojmë se këto goditje pasojnë ato te nje dite me pare, ku Korça u trondit nga tërmeti 4 ballë që detyroi banorët të dalin në rrugë.












