Kjo verë i ka gjetur personazhet shqiptarë duke punuar për projekte të reja. Njëri prej tyre është Ermal Mamaqi që ka lajmëruar së fundmi se kanë filluar xhirimet e filmit të ri. Ai nuk ka zbuluar detaje të tjera, përveç faktit që pritet të jetë një film komedi.
Por burime ekskluzive pranë Blitz.al kanë zbuluar aktoren e parë protagoniste të këtij filmi: Enca! Ermali mesa duket ka lënë Elvanën, me të cilën realizoi njè film të sukseshëm, për të kaluar tek një tjetër këngëtare.
Moderatori këtë përfshirje të Encës në film, e parapriu me një sekuencë të shkurtër filmike kur këngëtarja ishte e ftuar në emisioni “Xing me Ermalin”, për të promovuar këngën e saj në bashkëpunim me Muharrem Ahmetin.
Mospërfshirja e Elvanës në këtë projekt, mos po paralajmëron ndonjë krisje të miqësis me Elvanës dhe Ermali.











