Kryeministri Rama ka publikuar sot opinionin e një tjetër artisteje, që sipas tij është pro një Teatri të ri.
Në facebook, Rama sjell opinionin e artistes Ema Andrea, ndërsa shkruan se ajo shprehet pro të ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar.
Tashmë Kryeministri e ka bërë rrugë, që sa herë flitet per nje çështje serioze, të përqëndrojë vëmendjen tek gjëra të tjera.
Postimi i plotë:
Ja sa qartë dhe bukur shprehet dhe Ema Andrea, një ndër emrat më të spikatur të skenës, në mbështetje të ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar
EMA ANDREA:
Unë do doja t’i përkisja sot, si Ema, brezit që po ndërton të ardhmen, pra të vihet një gur sot që mua të më përfaqësojë në 2220. Më pëlqen arkitektura e re, më pëlqejnë sfidat kontemporane. Jam për një teatër të ri, për më tepër kur thuhet se ka këto kushte, por tani meqë janë këto kushte dhe ne i dimë dhe po i themi hapur të gjitha kushtet, kush e mban përgjegjësinë?











