• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Manjak i parave dhe pushtetit/ Çfarë thonë ish- kolegët për Ramën

droni by droni
31 July, 2019
in Kryesore, Politika
0
Manjak i parave dhe pushtetit/ Çfarë thonë ish- kolegët për Ramën
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në këto gjashtë vite, qeversja e Edi Ramës është njollosur nga skandale të njëpasnjëshme. Ai e ka ushtruar pushtetin deri sot, me një propagandë të ashpër, të pangjashme me të asnjë qeverie të mëparshme në Shqipëri. Por sot, kur shteti që ai drejton, është ekspozuar si një regjim, gishtin ndaj tij, e kanë drejtuar edhe miqtë më të afërt dhe bashkëpunëtorët e dikurshëm.

Një nga njerëzit më të afërt që Edi Rama ka patur gjatë gjithë karrierës së tij politike, është Koço Kokëdhima. U bë një kohë e gjatë, që miku dhe mentori i tij i dikurshëm, e përcakton Ramës si një rrezik për vendin dhe Rilindjen, si një sekt që ka kapur Partinë Socialiste.

Ata e pikturojnë Edi Ramës, si një lider autoritar, si një njeri që nuk e pranon kritikën dhe mendimin ndryshe, si një manjak dhe të apasionuar pas pushtetit dhe parasë.

Pak muaj më parë, në një intervistë për gazetarin Ylli Rakipi, në emisionin “Të Paekspozuarit”, Kokëdhima bëri një përcaktim mjaft tronditës për kryeministrin Rama, duke thënë se ai është një manjak i pushtetit dhe i parasë.

Kjo deklaratë, nuk është tronditëse vetëm për përmbajtjen e saj, sepse tashmë profili i Ramës si një lider autoritar, është konsoliduar për çdo shqiptar që ka sy të shohë dhe vesh të dëgjojë. Por, deklarata e Kokëdhimës, ka një peshë të rëndësishme, pikërisht sepse bëhet nga një njeri që e njeh Edi Ramës, pothuajse sa njeh vetëveten.

“Edi Rama është një manjak për pushtet dhe pasuri. Nuk kam pikë dyshimi për këtë gjë. Kam shumë informacion se cfarë ndodh në këtë vend. Edi Rama ëshë manjak për pushtet dhe para. Ai sot vërtet i ka akumuluar të gjithë pushtete, por është i vdekur, është moralisht dhe politikisht i mbaruar”, deklaroi Kokëdhima.
Një tjetër mbështetës i Edi Ramës, i kthyer në kritik, është Maks Velo. Arkitekti i njohur shprehet se Rama nuk dëgjon askënd dhe se i përdor njerëzit. Nëse nuk bie dakord me të, duhet të largohesh, – shprehet Velo.

Ai e kritikon kryeministrin Rama, edhe për shkatërrimin e Stadiumit Qemal Stafa dhe ndërtimin e stadiumit me kullë, një masakër e pangjshme me asnje vend Europian, apo për tentativat për të prishur Teatrin Kombëtar.

“Pashë që ai të përdor. Ai do të thuash atë që do ai. Unë këtë e kuptova dhe çdo njeri që nuk është dakord me atë duhet të largohet. Rasti i Teatrit është gjëja me katastrofike. Nuk është larg shtatori dhe do shohësh se çfarë katastrofe është “Qemal Stafa” që është e pariparueshme. Të marrësh një stadium ta bësh qendër tregtare, hoteliere, me një stadium të vogël ku kjo pjesa vjen 80% të investimit dhe ky të ishte stadiumi kombëtar i joni dhe të eliminosh pistën olimpike

. Nuk kemi një pistë olimpike sepse e zhduku Rama. Si është e mundur që ky njeri sportist zhduk pistën e atletikës për ta bërë dyqane. U mbush me dyqane. Po pse i bëjnë? Vjedhin ajrin. Ne jemi gati të vjedhim çdo gjë. Edhe ajrin.”, u shpreh Velo në një intervistë për Ora News.

Një tjetër kritike e kohëve të fundit, e kryeministrit Rama, është një nga figurat më të vjetra në Partinë Socialiste, Arta Dade. Ajo e konsideron modelin që Edi Rama solli në Partinë Socialiste, si një dështim, madje shkon aq larg sa ta krahasojë Ramën me Sali Berishën, të cilin PS e ka konsideruar, si të keqen më të madhe në vend.

Dade shprehet se Rama duhet të largohet, në mënyrë që PS të ketë një ekip me vlera, duke përçuar të njëjtin mesazh si shumë kritikë të tjerë të Edi Ramës, se fajtore për dështimet e vendit, nuk është Partia Socialiste, por Edi Rama dhe Rilindja, një “sekt” që ai e ka imponuar në këtë parti.

“Në 2013-ën kishim kolegë deputetë që u munduam të realizonim pjesë të programit tonë. Rama tentoi të krijojë një model të vetin që për mendimin tim rezultoi i dështuar. Mjaft pjesë të programit janë të pa përmbushuara. Ka fituar zgjedhjet duke premtuar se do heqim dorë nga kultura e pandëshkueshmërisë dhe pandëshkueshmëria vijon si në kohën e Berishës.

Skandalet janë më të mëdha që kanë ndodhur se në të kaluarën Edi Rama duhet të largohet, jo që të vijë opozita, por që PS të ketë një ekip të vërtetë me vlera. Më duket se vendi po shkon keq e më keq. PS e ka marrë mandatin për 4 vjet, korrigjimet mund të bëhen brenda PS dhe mund të krijojë qeveri mjaft dinjitoze”, deklaroi Dade.

Sigurisht, lista e kritikëve të Ramës është e gjatë dhe sa vjen e pasurohet. TPZ.al përzgjodhi vetëm 3 nga ish miqtë, bashkëpunëtorët dhe mbështetësin e kryeministrit, për të treguar se sot, pas akumulimit të të gjithë pushteteve, pas skandaleve të njëpasnjëshme dhe kthimit të Partisë Socialiste në një sekt, Edi Ramën po e tregojnë me gisht, jo vetëm kundërshtarët, por edhe të vetët.

Tags: ediISH KOLEGETKritikeRama
Previous Post

Zbuloni kriminelët më të rrezikshëm shqiptarë

Next Post

Basha poston mesazhin me video: Ja si mashtron hajduti psiqik për Teatrin

droni

droni

Next Post
Shpërthen Basha: “Nuk ka më qeveri, por një tufë banditësh që kanë kapur shtetin”

Basha poston mesazhin me video: Ja si mashtron hajduti psiqik për Teatrin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.