Hysaj mbetet një emër fiks në merkaton e transferimeve, një nga lojtarët më të përmendur në Serie A. E ardhmja e tij është gjithnjë e më larg Napolit por për të zbuluar ekipin e ri duhet pritur ende.
Sipas “Corriere dello Sport” Fonseca ka telefonuar personalisht Hysajn për ta bindur për tu transferuar tek Roma, një mënyre kjo për ti treguar se është i rëndësishëm.
Anësori i Kombëtares shqiptare parimisht ka gjetur akordin me ekipin kryeqytetas, agjenti tij dhe drejtori sportiv i Romës janë takuar personalisht por për të arritur deri tek zyrtarizimi duhet ende kohë pasi Napoli nuk heq dorë nga kërkesa e tyre, Hysaj vlen 20 milion euro.
Aktualisht nuk janë ende kushtet për të mbyllur këtë marrëveshje por merkato është ende e gjatë dhe Roma nuk e ka me nxitim. Fillimisht duhet të gjejnë një qendërsulmues dhe një qendërmbrojtës, më pas do të bëjnë edhe një herë llogaritë për të kuptuar se sa para i mbeten për të investuar për Hysajn./lexo.com.al











