Gent Cakaj është ministri më i ri i kabinetit Rama dhe duhet thënë se pasaktësitë dhe gafat e ndjekin nga prapa. Është ish deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj, që ka bërë të ditur këtë gabim të Cakajt.
Ajo ka publikuar një status në Facebook, duke komentuar postimin e fundit të ministrit të Jashtëm. Kejdi thotë se ministria e Jashtme në videon e publikuar shprehet se Shqipëria është një nga vendet që e ka përjetuar më shumë Luftën e Dytë Botërore.
Vendosja e marrëdhënieve diplomatike me #SHBA shënon një pikë kulmore për diplomacinë shqiptare. Lidhja e 🇦🇱 & 🇺🇸 bazohet mbi vlerat e lirisë & demokracisë duke i rezistuar çdo sfide të historisë. Sot, pas 97 viteve, marrëdhëniet tona gëzojnë statusin e Partneritetit Strategjik. pic.twitter.com/v8AScwxR3r
— Albanian MEFA 🇦🇱 (@AlbanianDiplo) July 28, 2019
Por Kejdi thekson se kjo është një nga gafat më të mëdha të Cakajt. Me doza ironie, Mehmetaj i drejtohet ministrit si “Gjeniu i kabinetit Rama” dhe shpjegon se ku qendron gabimi.
“Më i dituri dhe i lexuari, vet “gjeniu” i kabinetit Rama, Z.Gent Caka, ka publikuar këtë video në llogarinë zyrtare të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme në Twitter referuar marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-ShBA.
Sipas studimeve të thelluara që personalisht do ketë kryer, Z.Caka ka dalë në përfundimin se Shqipëria është shteti që më gjatë ka përjetuar luftën e dytë botërore, plot 52 vite (sipas videos nga viti 1939 deri në vitin 1991).
Enigma që kanë tani shqiptarët “jo aq të lexuar” sa Z.Caka është: 50 vitet e komunizmit nëpër të cilat kaloi Shqipëria ku humbën? Si shpjegohet ky gabim? Padituri? Frikë nga e kaluara?
Apo vallë edhe Z.Caka po ndjek rrugën e Ramës drejt rikthimit të historisë dhe kohën e komunizmit e konsideron normalitet të parëndësishëm për tu përmendur.
Çudirat vazhdojnë…”, shkruan ish deputetja e LSI.












