Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të fshatit Turan.
I plagosur ka mbetur shtetasi Haki Leska nga Voskopi i cili është transportuar ne spitalin rajonal të Korçës.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së drejtuesit i cili mbas një devijimi nga rruga është përplasur me bordurat anësore të rrugës.
Policia eshte ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.











