Lideri demokrat Lulzim Basha ka reaguar ashpër pas situatës ne Bashkine e Devollit, ku kryetari i dalë nga votimet moniste të 30 qershorit ka hyrë në zyre i shoqëruar nga policia dhe duke marrë Bashkinë me dhunë.
Me një shënim në faqen e tij në Facebook, Basha shkruan se ky regjim kriminal dhe plaçkitës po hyn në rrugën e verbër të përplasjes me popullin e tij.
Reagimi i plotë Bashës
Pushteti i paligjshëm i 6% po uzurpon me dhunë qeverisjen lokale, kundër vullnetit të popullit. Ky regjim kriminal dhe plaçkitës po hyn në rrugën e verbër të përplasjes me popullin e tij. Sot hajdutët në pushtet ndjehen të mbrojtur se kanë polici speciale, gaz lotsjellës dhe mercenarë, por nesër do të kenë fatin që meritojnë hajdutët dhe banditët.











