Një lokal është djegur mëngjesin e së dielës, 28 korrik. Ngjarja ka ndodhur tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin. Sipas raportimeve të para lokali që u dogj është në pronësi të Pjetër Prelës.
Kujtojmë se Prela është personi që denoncoi skandalin me tokat tek Rana e Hedhun.Lokali në fjalë digjet për herë të dytë brenda pak muajsh.
Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme dhe policia ka nisur hetimet.











