Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Velmisht në Rroskovec, ku shtetasi me inicialet E.A ka djegur kioskën e xhaxhait me inicialet B.A dhe për rrjedhojë është dëmtuar vetë duke u djegur.
27 vjeçari është lënduar nga zjarri që i ka vendosur një kioske në pronësi të xhaxhait të tij.
I riu është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të lëndimeve serioze që ka marrë.
Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun se përse i riu ka sulmuar kioskën e xhaxhait











