Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar për letrën e Metës, dërguar OSBE-së.
Përmes një postimi në Twitter, Spiropali shprehet se Presidenti Meta me vendimin për ti kërkuar OSBE-së të ndërmjetësojë krizën në Shqipëri, pranoi se nuk është më mbi palët, por udhëheqësi i vetëm njërës palë.
“Baba Xhikja i paska kërkuar OSBE të bëhet arbitër mes palëve! Në fakt me atë letër ai paska pranuar thjesht që nuk është më as mbi palët, as mes palëve po thjesht udhëheqësi i njërës palë. Dmth s’është më President! Kurse letra mbetet si të tjerat:Export-Import Kafeje Qamili shpk”, shkruan Elisa Spiropali.












