Tashmë zyrtare, sulmuesi i Kombëtares Bekim Balaj është lojtarë i skuadrës austriake të Shturm Gracit. Kalimin tek Shturm Graci sulmuesi e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjete sociale ku ka pozuar me fanellën bardhezi të Shturmit.
“Kapitull i ri në karrierën time. Me zor pres të fillojmë. Faleminderit Shkumbin Qormemetin për marrëveshjen e arritur!”- shkruan Balaj.
Sulmuesi Balaj ka kryer edhe vizitat mjekësore, ndërsa shihet si një përforcim i rëndësishëm për Shturmin.













