Këtë pasdite në aksin Sarandë- Gjirokastër ka ndodhur një aksident rrugor .
Një kamionçinë e ngarkuar me fuçi ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Fatmirësisht për shoferin që drejtonte mjetin, një pemë është kthyer në “shpëtimtaren” e jetës së tij, duke mos lejuar që makina të përmbysej, çka mund të kishte sjellë dhe lëndimin serioz ose vdekjen e shoferit.














