Protesta për Teatrin ka “bashkuar” dy aktorët e njohur, që dikur ishin miq të pandarë. Fjalën e kemi për Jul Dedën dhe Gent Zenelajn, të cilët kohët e fundit i kanë shkëputur marrëdhëniet me njëri-tjetrin.
Besohet se ka qënë një zenke e madhe prej së cilës dy artistët janë distancuar dhe i kanë mbajtur mëri njëri-tjetrit.
Por dje në protestë janë shfaqur pranë njëri-tjetrit. Ata ishin duke u përleshur me policinë e duke tentuar të thyejnë kordonin e policisë vetëm për të çuar ujë artistëve të ngujuar brenda teatrit.












